Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta mjeku Bajram Kryeziu, punoi për shumë vite në Prizren

Dje është ndarë nga jeta mjeku QKMF-së në Prozren Dr. Bajram Kryeziu

Ai ka vdekur në moshën 57-vjeçare, derisa për shumë vite ka punuar si Specialist i Mjekësisë familjare

Studimet për Mjekësi të Përgjithshme i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, gjithashtu edhe specializimin për mjekësi familjare.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, ndërsa kanë reaguar edhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

“Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, shkruhet në postim.

Lexo edhe:  E rëndë: 59-vjeçari në Prizren tenton ta vrasë vajzën e tij, gjuan tri herë me armë drejt saj