Trondit Nexhat Fazliu: Kryeinspektori Hekuran Nikçi refuzoi të fotografohej kur pa fotografinë e Adem Jasharit, kanë urrejtje patologjike ndaj UÇK-së
Nexhat Fazliu, udhëheqës i Zyrës së Inspektoriatit të Punës në Mitrovicë, ka tronditur me një deklaratë të tij ndaj kryeinspektorit jolegjitim Hekuran Nikçi.
Në një intervistë, Fazliu ka treguar se gjatë një vizite në zyrën e tij në Mitrovicë, Nikçi kishte shprehur dëshirën për të bërë një foto. Por kur ai pa se në prapavijë ishte fotografia e Adem Jasharit, ai menjëherë ndërroi vend, shkruan Jepi zë.
Fazliu ka theksuar se ky veprim tregon një urrejtje patologjike të pushtetit dhe të Nikçit ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Biri i familjes Fazliu qé dha dëshmorë për Kosovën gjithashtu ka bërë të ditur se janë emëruar aktivistë si inspektorë të punës, duke ndryshuar kriteret për këtë pozitë. Kështu, për të qenë inspektor i punës, nuk kërkohej më një diplomë e fushës përkatëse, por ishte e mjaftueshme një diplomë nga fakulteti i muzikës ose arteve.
Fazliu ka zbuluar edhe kushteve të vështira në të cilat punojnë inspektorët. Sipas tij, ata nuk kanë as karrige ku mund të ulen dhe as nxemje për t’u ngrohur. Madje, inspektorët janë detyruar të kalojnë kohën e lirë nëpër kafene, pastaj kanë blerë vetë ngrohës për të siguruar kushte minimale për punë./ Jepi zë