Rrahman Rama: Mbështetje e fuqishme në Samadrexhë dhe Smrekonicë për ma mirë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, ka zhvilluar takime me banorët e Samadrexhës dhe Smrekonicës, ku thotë se është pritur me entuziazëm dhe përkrahje.
“Kam takuar sonte në Samadrexhë banorë të këtij fshati, me të cilët patëm rastin të diskutojmë shumë tema. Gra e burra të Samadrexhës kishin vendosur për #mamirë! Faleminderit!” ka deklaruar Rama.
Po ashtu, në Smrekonicë ai theksoi se përkrahja për Partinë Demokratike dhe programin e Bedri Hamzës për Kosovën është gjithnjë në rritje.
“Falënderoj banorët e Smrekonicës për përkrahjen e madhe. Në çdo lagje e fshat, #mamirë po kërkohet e për #mamirë po punohet,” shtoi ai.