Pilot kosovar fluturon pak minuta mbi qiellin e Kosovës me avionin e Nju Jork-ut që e kishte ëndërr të kahmotshme

Një pilot kosovar fluturon për disa minuta mbi qiellin e Kosovës me avionin nga Nju Jorku, një ëndërr e kahmotshme që bëhet realitet për të.

Gjatë një fluturimi mbi 14 orësh, piloti kosovar Veton Breznica pati mundësinë të fluturojë për disa minuta mbi territorin e Kosovës me një Boeing 777, shkruan Jepi zë

“Për disa minuta mbi Kosovën tonë të dashur, një ëndërr e kahmotshme,” shkroi Breznica në një postim emocionues. Ai e përshëndeti me krenari dhe pasion kontrollin e trafikut ajror në Prishtinë në gjuhën shqipe, duke ndarë një moment të veçantë dhe të paharrueshëm.

Sipas tij, emocionet që ndjeu ishin të papërshkrueshme, veçanërisht kur e dinte që familja dhe shoqëria e tij ishin duke e përshëndetur nga poshtë, ndërsa ai kalonte me shpejtësi rreth 900 km/h mbi atdhenë e tij.

Ky ishte një moment i veçantë që do ta mbajë gjithmonë në kujtesë si një përmbushje të ëndrrës së tij./ Jepi zë

Lexo edhe:  Kujtim Peci nga Boletini largon sërish flamujt serb