Aksident trafiku në rrugën Gjilan – Prishtinë, vetura kthehet përmbys

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjilan – Prishtinë, konkretisht në fshatin Parallovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet një veturë e kthyer përmbys dhe duket se bëhet fjalë për një vetaksident.

Aktualisht nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

 

Lexo edhe:  Tentoi t’i japë 10 euro ryshfet zyrtarit policor, Gjykata në Mitrovicë e denon me 1800 euro