E dhimbshme: Vdes 9-vjeçarja Elhaida Veseli nga Mitrovica

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Veseli nga Broboniqi i Mitrovicës, e cila ka humbur vajzën e tyre, 9-vjeçare Elhaida Veseli.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja, duke njoftuar se varrimi do të bëhet sot, më 29 janar 2025, me namazin e drekës, në ora 12:00, në varrezat e fshatit Broboniq, shkruan Jepi zë.

“Te Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Sot, më 29.01.2025, ka ndërruar jetë vajza ime, Elhaida Veseli. Varrimi do të bëhet me namazin e drekës në varrezat e fshatit Broboniq”, ka njoftuar babai i saj.

Elhaida ishte nxënëse e shkollës fillore “Abdullah Shabani” dhe bija e dytë e familjes, pas motrës së saj të madhe.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ndërron jetë në moshë të re Ramadan Mustafa