Më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të tjerëve për vrasjen e Liridona Ademajt

Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, është caktuar që të mbahet më 27 janar, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M., G.P., K.K., dhe T.D. është caktuar të mbahet me datë 27 janar 2025, në ora 11.00”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Lexo edhe:  Xhelal Sveçla lë në këmbë Policët e Kosovës