Ky është i arrestuari që dyshohet se kreu dy vjedhje brenda pak ditësh në Prishtinë

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për shtëpitë private, bizneset dhe jo vetëm. Dy raste të tilla kanë ndodhur më 17 dhe 21 në Prishtinë, ku cak i grabitjes ishin dy institucione mikrofinanciare, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht si e dyshuar për këto raste del të jetë Asdren Abazi.

Ky i fundit është arrestuar pas vjedhjes që ka ndodh dje në institucionin mikrofinanciar, “Vllesa Ria”, në rrugën “Agim Ramadani”.

Pas arrestimit i njëjti është shoqëruar në stacionin më të afërt policor, ku është intervistuar nga hetuesit.

Ndaj të njëjtit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, ndërsa brenda afatit ligjor do të ushtrohet kërkesa për paraburgim.

Abazi, po ashtu dyshohet se më 17 janar, nën kërcënimin e armës së bashku edhe me një person tjetër kanë arritur që t’i grabisin mbi 400 euro në një tjetër institucion mikrofinanciar.

Sipas informacioneve të Gazetës Sinjali, rasti ka ndodhur në mes të ditës në rrugën “Agim Ramadani”, në “Capital Ria”.

Lexo edhe:  Zyrtari spanjoll e takon Kurtin, ia jep lajmin e fundit për liberalizimin e vizave