Rasti i fajdes në Prizren: Arrestohet në Merdar familjari i të dyshuarit që e kërcënoi viktimën

Prokuroria Themelore në Prizren pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, ka arritur që të arrestojë një person në pikën kufitare në Merdar, i cili dyshohet për kanosje të viktimës në një rast të fajdes, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari që përfundoi në pranga dyshohet se e ka kërcënuar viktimën dhe ka kërkuar që i njëjti të tërhiqet nga deklarata për rastin e fajdes.

“I pandehuri i arrestuar, dyshohet se me me datë 06.12.2024 ka kanosur viktimën e fajdesë, përmes rrjetit social “Facebook”, duke i shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke kërkuar nga i njëjti që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë që kjo prokurori e ka nën hetim.” – njoftoi Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, personi i dyshuar ka lidhje familjare me të dyshuarin që ndodhet në paraburgim për fajde.

“I njëjti ka lidhje të afërta familjare me të dyshuarin, i cili gjendet në paraburgim për veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 sipas KPRK-së. I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtin, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Lexo edhe:  Fatmir Spahiu: Nëse nuk fillon mësimi të vendosim një kurorë në shkolla që ta shpallim arsimin të vdekur