Djegia e ETC-së në Suharekë, Kelmendi: Dëmet mbi 3 milionë euro
Pronari i qendrës tregtare ETC, Ramiz Kelmendi ka reaguar pas djegies së kësaj qendre në Suharekë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se dëmet nga kjo djegie janë mbi 3 milionë euro.
Kelmendi ka shkruar se zjarri ka filluar nga depo sikurse edhe në tri rastet tjera të djegieve të biznesit të tij.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Të nderuar kolegë; sot, e Diel 19.01.2025 në orët e hershme të mëngjesit (sikurse edhe herave tjera), filloi zjarri në ETC Suharekë dhe atë duke filluar nga Depo (sikur në të tre rastet).
Fatmirësisht, nga kjo e keqe e madhe, dëme në njerëz nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, (mbi 3 milion), ku siperfaqja e objektit është rreth 10 mijë metra katror.
Kam një pikëpyetje se si të mbrohem nga këto dëme në vazhdimësi, si ti përballoi emocionalisht, si personale ashtu edhe në familje.
Si ti përballoi dëmet financiare (e mira nga kjo fatkeqësi është se nuk ka dëme në njerëz, në të punësuarit).
Mbetem me shpresë që Organet e rendit dhe sigurisë të merren me këto raste, sepse duhet larguar dyshimet e qëllimta dhe ato të paqëllimta.
Është për të ardhur keq papërgjegjësia, në tre rastet, e Monitorimit vizual qëndror me mbikëqyrje 24 orë, 2 persona në vazhdimësi – (ku shihet qartë në kamera, zanafilla dhe mundësia për intervenim).
Jam në pozitë të vështirë, se si të mos ndodhin më këto raste!