Arrestohet i arratisuri nga grupi i Spasojeviqit që u kap me armë e granata
Arrestohet i arratisuri nga grupi i Spasojeviqit që u kap me armë e granata
Njëri nga të dyshuarit e arratisur që nga qershori i vitit të kaluar kur u krye aksioni i Policisë së Kosovës në fshatin Uglarë të Zubin Potokut, që rezultoi me sekuestrimin e armëve dhe mjeteve eksplozive, tashmë ka përfunduar prapa grilave.
Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se personi që përfundoi në pranga të Policisë është Dusan Jankovic, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Ai u prangos në shtëpinë e tij, në Zubin Potok, thonë tutje të njëjtat burime.
Jankovic dyshohet se bashkëveproi me Stefan Spasojeviqin (i arrestuar gjatë aksionit të 13 qershorit 2024) dhe Jovan Djukic, që po ashtu kërkohet nga Policia e Kosovës.
Sinjali kishte publikuar fotografinë e Spasojeviqit, i cili bashkë me Jankovicin dhe Djukicin, kanë poseduar dhe përdorur armë ilegale dhe gjësende të tjera të kundërligjshme.
Gjatë operacionit të zhvilluar në veri, ishin gjetur dhe konfiskuar armë, granata, radiolidhje dhe emblema të ndryshme.
“Si rezultat i angazhimit dhe punës së zyrtarëve policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e gjatë M-48, dy fishekë për pushkë gjuetie, katër telefona mobil, një Laptop, një Granad dore M-75 prodhim Jugosllav, një Radio lidhje “Baufeng” dhe një Jelek taktik. Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tjetër po ashtu mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me karikator, “Zoraki 917-T”, një Kuti me katër (4) fishekë për pistoletë, një kapelë ma emblemë serbe dhe dy emblema me flamur serb.”