Riparimi i Ibër-Lepencit kushtoi 370 mijë euro
Të martën është lëshuar për qarkullim uji në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit, i cili u dëmtua rëndë nëntorin e vitit të kaluar nga një sulm terrorist serb.
Komplet riparimi i dëmit u vlerësua 370 mijë euro, ndërsa u tha se pas lëshimit të ujit nuk pati rrjedhje.
E i lumtur më këtë, u shpreh i pari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
“Kanë arritur në afatet e caktuara të lëshohet uji, edhe pse unaza e by-passit e ka bërë furnizimin e duhur me ujë edhe për ekonomitë familjare po edhe për ftohjen e turbinave në Korporatën Energjetike të Kosovës”, u shprehe ai.
E në Varragë të martën u pa edhe kryeshefi i Ibër-Lepencit, Faruk Mujka.
Ky tha se ndërtimi i kanalit përfundoi para Vitit të Ri.
Ndërsa shpjegoi se pse kishte rrjedhje të ujit para se kanali të lëshohej përsëri në përdorim.
“Ne i kemi lënë vet, ka qenë zgjidhje teknike, që uji të mos depërtoj në pjesën e rindërtuar, i kemi hapur dy zgavra që uji të rrjedh poshtë, të mos e dëmtoj betonin e sapondërtuar dhe izolimin, kjo ka qenë arsyeja pse ka pas një rrjedhje të vogël, por ajo tani është rregulluar”, tha kryeshi i Ibër –Lepencit, Faruk Mujka.
Mujka ka treguar se sa është kosto e sanimit të dëmit nga sulmi i 29 nëntorit të vitit 2024.
“Komplet edhe riparimi, por edhe kthimi në gjendjen e mëparshme ka kushtuar afër 370 mijë euro”, u shpreh Mujka.
Në fund, Mujka ka shtuar se Bypassi i hapur me 7 dhjetor të vitit të kaluar, do të mbyllet dhe do të hapet përsëri rruga për qarkullim nën kanalin e Ibër Lepencit.