Plagosje me armë zjarri në një fshat të Gjakovës

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Morinë të Gjakovës, ku është shkrepur arma dhe për pasojë është plagosur një person.

Sipas informacioneve të para, personi që u qëllua dyshohet se ka qenë cak i personave të dyshuar për përfshirë në këtë rast.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor

Lexo edhe:  E pazakontë në Itali, -3 gradë dhe borë qysh në fillim të gushtit