Polici boshnjak në Veri kërcënohet nga grupet kriminale serbe

Një polic i Kosovës me etni boshnjake që banon në veri të Mitrovicës është kërcënuar nga grupet kriminale serbe në Telegram.

Kërcënimet erdhën pasi ai ndaloi nënkryetarin e partisë Demokracia Serbe dhe aktivistët e saj të depërtonin në stacionin e Policisë në veri, gjatë një proteste për lirimin e Aleksandar Arsenijeviq.

Polici, i njohur për guximin e tij, refuzoi të fliste serbisht dhe insistoi në shqip, duke treguar vendosmëri për të zbatuar ligjin në kushte të vështira.

Lexo edhe:  Po voziste 112 km/h në zonën 40, dënohet me 500€ dhe i hiqet për një vit patentë shoferi 19 vjeçarit