Shtatë persona të lënduar në aksidentin mes katër veturave në Istog

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes katër veturave në rrugën Istog – Rakosh më saktsisht në fshatin Shushicë.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 15:00 në rrugën Istog-Rakosh në hyrje të fshatit Shushicë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku katër automjete janë të përfshira në këtë aksident dhe 7 persona kanë pësuar lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Gashi./

Lexo edhe:  I arrestuari për shantazh ndaj Fadil Nures në Skenderaj del para Gjykatës, dërgohet në burg