Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell.
Gjatë ditës priten kohë pas kohe reshje të izoluara shiu, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, veçanërisht në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Në mbrëmje, reshjet pritet të intensifikohen.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.