Pejë: Plagosi aksidentalisht një person në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë
Policia në Pejë ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet për tri vepra penale. Sipas policisë, i njëjti në orët e para të mëngjesit sot dyshohet të ketë plagosur aksidentalisht një person tjetër në shtëpinë e viktimës në fshatin Haxhaj në Rugovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUk, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
gjithashtu, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar, armë pistoletë, armë automatike, fishekë e gëzhoja.
Komunikata e plotë:
Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprat penale “Mbajtje nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armëve”, “Shkaktim i rrezikut tё pёrgjithshёm” dhe “ Lёndim i rёndё trupor”
Pejë, 6 janar 2025
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 06.01.2025, rreth orёs 02:20, ёshtё njoftuar se nё Spitalin Rajonal nё Pejё, ёshtё njё person i plagosur nga arma e zjarrit.
Njёsititet relevante menjёherё kanё shkuar nё emergjencёn e Spitalit, aty kanё takuar dëshmitaret e rastit tё cilёt deklarojnё se deri ishin nё shtёpine e viktimёs ne fshatin Haxhaj-Rugovё, aksidentalisht ka shkrepur arma nga i dyshuari dhe ёshtё plagosur viktima.
Viktima e rastit pas intervenimit ne Spitalin Rajonal nё Pejё, ёshtё dёrguar nё QKUK pёr trajtim mjekёsor. Nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, ёshtё arrestuar i dyshuari i kёtij rasti, ndёrsa nё vendin e ngjarjёs janё gjetur dhe sekuestruar:
– Njё (1) Armё Pistoletё M57
– Njё (1) karikator i sё njejtёs arme
– Njё (1) fishek kal: 7.62x25mm
– Tri (3) gёzhoja kal:7.62x25mm
– Njё (1) Armё automatike AK47
– Njё (1) kariokator i sё njejtёs armё
– Tri (3) gёzhoja kal: 7.62×39 mm
– Gjshtё (6) gёzoja kal:9mm
Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё