Lirohet nga burgu në Serbi ish- ushtari i UÇK-së, Hasan Daka

Është liruar nga burgu në Serbi veterani i UÇK-së, Hasan Daka i cili së bashku me Shkëlzen Dakën ishin arrestuar janarin e vitit të kaluar.

Pas arrestimit kishte reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës duke kërkuar lëshimin e tyre.

Daka ishte arrestuar gjatë kohës sa po kalonte kufirin në Merdare për të shkuar në Itali.

Lexo edhe:  Pagoi me 50 euro false në një lokal, 18-vjeçari në Ferizaj arrestohet për falsifikim parash