Pritje të gjata në Dheu i Bardhë – kolona e automjeteve deri në 700 metra
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se mbi 1 orë janë pritjet për t’u futur në Kosovë nëpërmjet pikë kufitare te Dheu i Bardhë.
Sipas njoftimit, qytetarët po presin deri në 1 orë e 20 minuta, derisa kolona e automjeteve është rreth 700 metra.
Daljet nga kjo pikë zgjasin deri në 30 minuta. Kolona por më të shkurtra janë në Muçibabë.
Ditëve të kaluara, pritjet kanë shkuar deri në 2 orë.
Sa i përket gjendjes në rrugë, vetëm magjistralja Pejë-Kullë është e pakalueshme për mjetet e rënda. Rrugët janë rënduar si pasojë e borës që ka rënë tash e disa ditë.