TikTok i shkruan ekspertit të rrejteve sociale, Valon Kerolli: TikTok i kërkon qeverisë shqiptare sqarim për ndalimin e kësaj platforme në Shqipëri

kTok ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë shqiptare për ndalimin njëvjeçar të platformës, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.

Kjo platformë që është më e përdorura në gjithë botën përmes një zëdhënës i kompanisë ia konfirmuar ekspertit të rrjeteve sociale në Kosovë, Valon Kerolli.

“Kemi kërkuar sqarime urgjente nga qeveria shqiptare. Sa i përket incidentit tragjik që ka ndodhur, ne nuk kemi gjetur asnjë provë që autori apo viktima të kenë pasur llogari në TikTok. Disa raportime kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë incident janë postuar në një platformë tjetër, e jo në TikTok”

Ky reagim nga TikTok vjen pas raportimeve që e lidhnin platformën me një incident tragjik ku humbi jetën një i ri, incident që është përmendur si një nga arsyet për ndalimin e shërbimit. Sipas kompanisë, videot në fjalë nuk kanë asnjë lidhje me TikTok.

Ndryshe dihet se eksperti i rrejteve sociale në Kosovë, Valon Kerolli, vazhdimisht ka kërkuar që TikTok të ndalohet edhe në Kosovë.

Lexo edhe:  Incidenti te "Mehana" në Veri, suspendohen dy policët