Tragjedi në Zagreb- Nxënësi ther me thikë mësuesin e 6 nxënës, vdes njëri prej tyre

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Zagreb.

Në shkollën fillore Preçko në Zagreb një nxënës ka plagosur me thikë një mësues dhe gjashtë nxënës të tjerë, njëri prej të cilëve ka vdekur si shkak i plagëve të marra.

Sulmuesi dyshohet se më pas plagosi edhe veten, transmeton lajmi.net.

Sipas informacioneve të para nga spitali thuhet se dy djem të moshës 11 dhe 7 vjeç janë sjellë po ashtu me plagë të shumta të marra nga thika, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.

Lexo edhe:  Novi Sad: Shkon në 13 numri i të vdekurve nga shembja e stacionit të trenit