Raportohet se është arrestuar boksieri i njohur, Florian Marku

Boksieri shqiptar Florian Marku po raportohet është vënë në pranga.

Sipas Top Channel ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim për një incident të ndodhur shtatë vite më parë në Selanik, ku ai akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Me herët, Marku për këtë ngjarje është dënuar dhe ka mbajtur 1.5 vite burg në Selanik.

Florian Marku është i njohur në arenën ndërkombëtare, me një karrierë të suksesshme në boks.

Lexo edhe:  Xhamia e madhe vazhdon ndërtimin me hapa të shpejtë, ka filluar ngritjen