Taulant Seferi: Do të festojë me shqiponjë nëse shënoj në Beograd

Rrugëtimi i Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2026 do të kalojë në Grupin K ku pjesë janë Anglia, Serbia, Andorra dhe Letonia. Taulant Seferi ka komentuar shortin, që vendosi kuqezinjtë përballë përfaqësueses serbe.

Seferi tregoi se ka folur me shokët e Kombëtares për grupin, ndërsa premton se do të festojë me shqiponjë nëse shënon në transfertën e Serbisë.

Po e përcillja shumë mirë, është një grup shumë i fortë. Kur na ra Serbia direkt mendova se do të jetë një kompeticion shumë emocional për të gjithë ne lojtarët. U kam thënë edhe shokëve që duhet të jemi me kokën e ftohtë dhe me zemrën flak, megjithëse e presim padyshim.

Si profesionist padyshim mendoj se do të jetë më ndryshe nga kualifikueset atëherë. Tani do të shohim më shumë futboll. Në atë kohë ka pasur shumë provokime nga ana e serbëve dhe ka eskaluar situata. Gjithçka që dëshiroj të them dhe që shpresoj është që në këto dy ndeshje ta tregojmë veten si profesionistë. T’i fitojmë të dy ndeshjet ndaj Serbisë dhe të kemi një kualifikuese shumë të suksesshme.

A do të festoj me shqiponjë në Beograd? Padyshim, e kemi shqiponjën në zemër në mes të Beogradit. Do zoti shënoj dhe padyshim që po”, u shpreh Taulant Seferi.

Lexo edhe:  Dhunë në familje në Rahovec: Vjehrri dhe burri rrahin 21-vjeçaren, ajo i denoncon në Polici