Krenari: Drenicasja nga Klina e Epërme, oficer Lirijona Bajraktari, diplomon në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar

Në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar ka diplomuar Oficer Kadet Lirijona Bajraktari, nga fshati Klinë e Epërme e Skënderajt, shkruan Jepi zë

Shkollimi në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst është shkollim një vjeçar dhe përfshin përgatitjen e oficerëve për të shërbyer në pozita të ndryshme në Forcat e Armatosura.

Diplomimi këtë vit arriti numrin e të diplomuarave nga Forca e Sigurisë së Kosovës në këtë Akademi në 30 oficerë dhe është drejtuar nga Gjeneral Sir Patrick Sanders, në emër të Mbretit Charles III.

“Një falënderim i veçantë për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në zhvillimin dhe edukimin e oficerëve të Republikës të Kosovës”, shkruhet në njoftimin e FSK-së, transmeton Jepi zë.

Lexo edhe:  Dardan Krivaqa shfaqet me tatuazh kundër Policisë në ditën që u dënua me burgim të përjetshëm