Rama nga takimet me qytetarë: Një atmosferë e ngrohtë po mbizotron në të gjitha anët e Kosovës
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrahman Rama, po vazhdon takimet e tij me qytetarë nga mbarë vendi.
Ish-komandanti i FSK-së thotë se “një atmosferë e ngrohtë” po mbizotron në të gjitha anët e Kosovës.
Ai njofton se sot takoi qytetarë nga fshati Makoc i Prishtinës, me të cilët bashkëbisedoi për problemet e përditshme.
Postimi i plotë i Ramës:
Në atmosferën e ngrohtë që po mbizotëron në të gjitha anët e Kosovës, sonte u ndala në fshatin Makoc të Prishtinës.
Bashkëbiseduam për problemet e përditshme dhe nevojën për një të ardhme më të mirë.
Çdo qytet, çdo fshat dhe çdo qytetar që po takoj, po ma forcon bindjen se Kosova mundet ma mirë!