Nisen për në Hagë Fazliu, Kilaj dhe Smakaj
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu, janë nisur për në Hagë nga zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë ku po mbaheshin prej ditës së djeshme.
Ata u arrestuan të enjten dhe ZPS-ja tha se operacionet janë autorizuar “nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”.
Sipas tyre, operacionet janë kryer në lidhje me dyshimet për pengimin e drejtësisë.
Bashkim Smakaj e kishte udhëhequr AKI-në nga viti 2009 deri në vitin 2015, kur kishte dhënë dorëheqje pak pasi ishte emëruar për mandatin e tij të dytë.
Ndërkohë, Isni Kilaj ishte arrestuar për herë të parë në nëntor të vitit 2023 nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë dhe u lirua me kusht në maj të këtij vitit pasi pagoi një dorëzani prej 30.000 eurosh.