Njoftimi i KRU Mitrovica: Uji mbetet i papijshëm dhe mund të përdoret vetëm për higjienë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar se impiantet në Shipol dhe Balincë janë duke operuar me kapacitete të plota, shkruan Jepi zë.
Megjithatë, sipas njoftimit të kësaj kompanie, uji mbetët i papijshëm, deri në raportin final të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.
Problemet me ujë po vazhdojnë pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok, i cili furnizon ujësjellësin rajonal me ujë.
Njoftimi i plotë:
GJENDJA AKTUALE E FURNIZIMIT ME UJË
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se Impiantet në Shipol dhe Balinc janë duke operuar me kapacitete të plota dhe trajtimi është duke u zhvilluar në kushte normale të punës.
Deri në raportin final nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik në Kosovë (IKShPK), Uji mbetet i papijëshëm dhe mund të përdoret vetëm për higjenë.
Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!