Këta janë dy të rinjtë që i sulmuan policët në Pejë, të dehur u vetaksidentuan

Rastet e vozitjes në gjendje të dehur janë goxha të shpeshta, që jo rrallëherë përfundojnë edhe me aksidente me me të lënduar e me fatalitet.

Kështu ndodhi të dielën në Pejë, por këtë herë të dyshuarit sulmuan edhe Policinë dhe përfunduan në pranga të Policisë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre tashmë është iniciuar hetimi.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Etnik Ibrajn (19) dhe Enver Karaqicën (23), të cilët të dehur kanë shkaktuar aksident dhe gjatë arrestimit dhe shoqërimit në stacion policor, kanë sulmuar policët.

Bazuar në informacionet e para, të njëjtit fillimisht e kanë hedhur një shishe qelqi te stacioni policor, e më pas kanë vazhduar rrugën, por janë vetaksidentuar duke u përplasur në një shtyllë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe pse është përballur me rezistencën e të dyshuarve, ka arritur që t’i arrestojë të dy.

Gjatë shoqërimit në stacion policor, dy të rinjtë u kanë sulmuar zyrtarët policorë në automjetin zyrtar.

Situata është vënë nën kontroll dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Njomza përjeton krizë nervore, ja kush ia shkaktoi