“Lajmërohuni vetë…” – Xhulit ia dëmtojnë rëndë veturën, rastin e raporton edhe në Polici

Juliana Nura nuk e ka nisur ditën mirë, pasi vetura e saj ka qenë cak i një sulmi vandalizues.

Dyshohet se me një mjet të mprehtë, Xhulit i është dëmtuar tavani i veturës.

Këtë e ka bërë të ditur Juliana Nura përmes një videoje të publikuar në “Instagram Story”.

Ajo ka thënë se nuk i është vjedhur asgjë nga vetura, pasi gjësendet me vlerë nuk i kishte lënë brenda në të.

Xhuli i ka bërë thirrje përgjegjësit për këtë akt të lajmërohet, ndërsa rastin e ka raportuar edhe në polici.

Lexo edhe:  18-vjeçarja denoncon për dhunë burrin me të cilin bashkëjeton, shkak xhelozia