Dy të mitur rrahen “fort” në Skenderaj, bëhen për spital nga përdorimi i thikës

Sot dy të mitur kanë qeruar hesapet e tyre mes veti në qytetin e Skenderat.

Pas rrahjes të dy janë bërë për spital për shkak të lëndimeve që kanë marrë, shkruan Jepi zë

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajon e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 14:17, është raportuar për një përleshje në sheshin ‘Adem Jashari” në  Skenderaj.
Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasjoje e përleshjes dy persona të moshës së mitur kanë  pësuar lëndime, të  njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, njëri nga të  ĺënduarit  lëndimet i ka pësuar  nga një  mjet i mprehtë
Hetuesit policorë po vijojnë me rrjedhën e hetimeve” ka thënë Zahiti për Jepi zë.

Lexo edhe:  Arrestohet babai në Prishtinë, rrahu vajzën e tij të mitur