Aksident i rëndë në Gjakovë, lëndohen dy persona – dërgohen në spital

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Ponoshec ku dy persona janë lënduar.

Si pasojë e lëndimeve, ata janë dërguar në spital,

Lajmi është konfirmuar për Sinjalin nga Policia rajonale në Gjakovë.

“Shkaktar dyshohet të ketë qenë tejkalimi në vijë të plotë”, deklaruan për Sinjalin.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia ndërsa bashkë me ta kanë intervenuar edhe Zjarrfikësit.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari për sulmin seksual ndaj të miturës në Suharekë, dërgohet në mbajtje