Kthjellime të motit këtë fundjavë, temperaturat në rritje

Mot i thatë përshkoi ditën e shtunë, ndërkohë vransirat filluan të shpërndahen, duke hapur qiellin për më shumë intervale me diell.

Frynë erë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare, 3-8m/s.

Sot parashihet mot kryesisht me diell, pas mëngjesit me mjegull në ultësira. Temperaturat shënojnë rritje në 9C e 11C.

Ndërkohë, vransira do të shtohen të hënën dhe të martën, e të reshura shiu paraqiten ditën e mërkurë, me temperatura maksimale që shkojnë deri në 12C e 13C.

Lexo edhe:  Vritet boksieri shqiptar Besar Nimani