Përleshje me thika në Itali, vdes 45-vjeçari kosovar
Një 45-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën gjatë natës pas një sherri me thika në qarkun e Fierës, në Treviso të Italisë.
Sipas TGCOM 24, disa nga personat e përfshirë në përleshje kanë marrë plagë të rënda, ndërsa të tjerët janë larguar nga vendngjarja përgjatë bregut të lumit Sile.
Policia italiane po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nuk dihen ende shkaqet e sherrit. Poashtu, dyshohet se sulmi të ketë qenë i planifikuar, pasi sipas dëshmitarëve okularë, përpara sherrit në zonë janë parë një grup njerëzish që zbritën nga një furgon.