Vizat në rend dite në BE, kjo është agjenda

Sot mund të merret vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Grupi Punues për Vizat në Kuadër të Këshillit Evropian do ta shqyrtojë dokumentin që i është dërguar të gjitha vendeve anëtare të BE-së, në të cilin thuhet se Kosova i përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim.

Ndërsa, të premten më 14 tetor do të mblidhen ministrat e punëve të brendshme të Unionit, konkretisht të Këshillit të Shengenit.

Aty do të diskutohet situata e përgjithshme, me fokus të veçantë në menaxhimin e kufijve të jashtëm dhe do të vendosin veprime në këtë fushë, njofton Klankosova.

Vendimin final për liberalizim, pas kryerjes së procedurave paraprake, e merr Këshilli Evropian (KE) me shumicë të kualifikuar.

Deri më 31 dhjetor, presidencën e BE-së e mban Çekia, që lëvizjen e lirë për kosovarët në zonën Shengen e ka vendosur si njërin prej top prioriteteve të saj, sa i përket Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se dje është publikuar Raporti për Kosovën për vitin 2022 në të cilin thuhet se vendi ka bërë disa përparime, duke konfirmuar edhe një herë se kriteret për liberalizimin janë përmbushur.

Lexo edhe:  Drejtori i Policisë: Mund të kishte viktima në veri, arritëm në njëfarë forme të garantojmë siguri