Vdes vëllai i trajnerit të njohur mitrovicas, ishte mërgimtar

Ka vdekur Fisnik Fetahu, që është vëllai i ish-futbollistit dhe trajnerit të njohur mitrovicas, Shpëtin Fetahu.

Lajmin e ka bërë të ditur Shpëtimi përmes rrjeteve sociale, shkruan “Jepi zë”.

Shpëtimi ka treguar se vëllai i tij tashmë i ndjerë jetonte në mërgim.

“Njoftojmë të gjithë familjarët, shokët, miqt dhe farefisin se sot u nda nga jeta vëllau jonë i dashur Fisnik ( Rizah ) Fetahu i cili jetonte në Holand. Për vorrimin e të ndjerit do të ju njoftomë ditët në vijim”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  Specialja veç sa s’e shpall fajtor Veselin: Është në dijeni për mundësinë e një dënimi të madh