Humb jetën pasagjeri në avionin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente

Një fluturim i Ryanair u detyrua të bënte një ulje urgjente në Londër pasi një pasagjer u konfirmua i vdekur në bord.

The Mirror shkruan se fluturimi i nisur nga Tirana për në Aeroportin e Manchesterit, u detyrua të devijonte pak para orës 20:00 të së dielës, pasi kishte fluturuar tashmë mbi Zvicër dhe Francë.

Ekuipazhet e urgjencës mbërritën në avion pas uljes, por edhe pse i kanë dhënë ndihmën e parë pasagjerit, nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Ende nuk dihet mosha dhe shtetësia e pasagjerit.

Lexo edhe:  Eskalon konflikti në një familje në Fushë Kosovë: Burri rrah gruan dhe kapet me prindin e vëllain e saj – shkrepet arma