E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën në vendin e punës

Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se një person ka vdekur në vendin e tij të punës, raporton Sinjali.

Sinjali ka mësuar se personi që humbi sot jetën në vendin e tij të punës është Agim Muqaj rreth 57 vjeçar.

Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjali, thuhet se punëtori ishte pjesë e kompanisë ‘’Fox Group’’ ku edhe gjeti vdekjen.

Muqaj dyshohet se u gjet i shtrirë në dyshemen e vendit ku punonte dhe se vdekjen e viktimës e konstatuan mjekët në vendngjarje.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Prishtinasi ushtron dhunë ndaj gruas pasi s’i mori leje për të shkuar te familja e saj, ajo e çon në polici dhe i zblulon edhe rastet tjera