Shoferi nga Kosova e godet për vdekje një 57-vjeçar në rrugën Milot-Morinë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Viktima, një burrë 57-vjeçar me initialet P.B., banues në Mirditë, u godit nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën.

Policia Rrugore ka bërë të ditur se e ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin J.S., 24 vjeç, banues në Kosovë, i cili akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së regullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja ka ndodhur në territorin e Bashkisë së Mirditës, ku automjeti i drejtuar nga 24-vjeçari e ka përplasur për vdekje këmbësorin P.B., i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Lexo edhe:  Dimal Basha për Sami Lushtakun: Prej mishit, ka rënë në shtalba edhe një mandat i Albinit keni me i pa në fara të zeza