Arrestohet edhe një person për zjarrvënie të veturës në Ferizaj

Një javë më parë një veturë është përfshirë nga zjarri në Ferizaj. Në lidhje me rastin një ditë më vonë janë arrestuar dy persona. Ndërsa në kërkim ishte një person tjetër, i cili është arrestuar sot.

 

“Në kërkim policor ishte edhe një person tjetër, i dyshuar për cytje në këmbim të parave të zjarrvënies së veturës, i cili  më 31.10.2024 rreth orës 04:45 është ndaluar në pikën kufitare me Malin e Zi. I dyshuari E.M ( M/K) i moshës 24-vjeçar është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, i cili është intervistuar në prezencë edhe të avokatit mbrojtës nën dyshimin se i kishte shtyrë nën këmbim të një shume të caktuar të parave dy të miturit të kryenin zjarrëvënie të veturës në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Më 24.10.2024 rreth orës 03:25 jemi njoftuar se te qendra ” Village Shopping & Fun”  në Ferizaj një veturë ishte kapluar nga zjarri.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit dhe hetusit rajonal, të cilët kanë mësuar se një veturë me targa vendore ishte kapluar nga zjarri,  ndërsa zjarrfikësit kishin fikur zjarrin .
Nën autorizim të prokurorit të shtetit, hetuesit rajonalë i kanë marrë të gjitha veprimet hetimore dhe nga hetimet e para, dyshohet se dy persona të maskuar i kanë vënë zjarrin veturës dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Dëmet e shkaktuara në veturë ishin rreth 20.000 euro.

Pas një pune intensive hetimore në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, fillimisht hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikonin dy persona të dyshuar : M.B ( M/K) i moshës 16vjeç dhe A.Z ( M/K) i moshës 17-vjeçare, të cilët më 25.10.2024, rreth orës 15:40 u arrestuan dhe në prezencë të avokatit mbrojtës, përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe prindërve pasi ishin intervistuar nga hetuesit rajonalë, me vendim të prokurorit të shtetit u ndaluan në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore. Gjithashtu ishte sekuestruar edhe një motoçikletë që dyshohet se është përdorur në rastin e zjarrvënies.

Lexo edhe:  Policia me aksion në Ferizaj – goditen motelet