Hamza: Kemi program serioz, ekspertët më të mirë të vendit, edhe jashtë PDK-së, i kemi angazhuar që të punojnë në të

Partia Demokratike e Kosovës thotë se “rogrami i kryeministrit të ardhshëm të Kosovës Bedri Hamza, i cili parasheh zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për Lipjanin dhe gjitha komunat e vendit, është përgatitur nga ekspertët më të mirë të Kosovës”.

PDK-ja ka shpërndarë një video nga një tubim i Hamzës në Lipjan, ku ish-ministri i Financave thotë se ka “program serioz” për ta qeverisur vendin.

“Njerëzit më të mirë të Kosovës, eksertët më të mirë të Kosovës, jo veç brenda strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës, por edhe jashtë strukturës të Partisë Demokratike të Kosovës, i kemi angazhu që të punojnë në këtë program”, thotë Hamza.

Lexo edhe:  Vëllai e raporton në Polici ish të dashurin e motrës sepse po e pengonte në procesin e fejesës