E dhimbshme: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në afërsi të komunës sot në Prizren

Sot gjatë ditës u raportua për një ngjarje të rëndë të ndodhur në rrugën “Shuaip Spahiu” sot në Prizren, ku një person humbi jetën në rrethana akoma të paqarta. Viktima u gjet pa shenja jete dhe rasti u iniciua nga Policia.

Siç mëson Sinjali, viktima është Bashkim Kryeziu, 72-vjeçar, vdekjen e të cilit e kishte konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Pasi rasti ishte raportuar, Policia intervenoi në lokacionin ku u gjet i ndjeri, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është hapur si ‘Hetim i vdekjes’.

Lajmi u konfirmua për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

Lexo edhe:  “Franca nuk është e interesuar ta bllokojë Kosovën”