Ra nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 31-vjeçari në Tiranë
Një 31-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë. Policia e kryeqytetit njofton se ky shtetas, mbrëmjen e së shtunës, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati.
Menjëherë me marrjen e njoftimit është formuar një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit.
31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.
Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes