Vdes një ushtar i KFOR-it në Prishtinë

Një ushtar hungarez i Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO (KFOR), ka vdekur në Prishtinë të dielën.

Përmes një njoftimi në Facebook, theksohet se vdekja e ushtarit nuk ndërlidhet me operacionet e KFOR-it në Kosovë.

“Me zemër të rënduar njoftojmë se një pjesëtar ushtarak i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja ka ndërruar jetë dje në Prishtinë për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftim.

Aktualisht po bëhet njoftimi i të afërmve të ushtarit, ka bërë të ditur KFOR-i.

“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it të NATO-s shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Zemra ime është me familjet dhe miqtë e ushtarit të ndjerë dhe me gjithë kontingjentin hungarez të dislokuar në Kosovë”, tha gjeneral-majori, Ferenc Kajari.

Postimi i plotë:

DEKLARATA E KFOR-it: VDEKJA E ANËTARIT USHTARAK TË KFOR-it, JO LIDHJE KOMBTARE

Me zemër të rëndë njoftojmë se dje në Prishtinë vdiq një anëtar ushtarak i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Aktualisht po bëhet njoftimi për të afërmit tjetër.

“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it të NATO-s ju ofroj ngushëllimet e mia Zemra ime shkon për familjet dhe miqtë e ushtarit të ndjerë dhe për gjithë Kontingjentin Hungarez 🇭🇺 të vendosur në Kosovë. NATO mban zi për humbjen e një Ushtari dhe ne jemi këtu për të mbështetur të dashurit dhe miqtë e tij. Kolegët e tij ushtarë, marinarë dhe ajrosës vazhdojnë misionin e tyre të guximshëm të mandatuar nga OKB”.

Deklaratë nga COM KFOR gjeneralmajor Ferenc KAJ ÁRI

Lexo edhe:  Aksident zingjiror mes kamionave në Drenoc të Klinës