U vendos një arkivol para një shtëpie në Viti, rasti paraqitet në polici
Një familje nga Vitia ka mbetur e tmerruar me veprimin e dy personave, të cilët në orët e para të së dielës e kishin vendosur një arkivol para hyrjes së shtëpisë së tyre.
Lidhur me rastin detaje kanë dhënë nga policia e Kosovës.
Zëdhënësi rajonal i Gjilanit, Valon Osmani, ka deklaruar se arkivoli ishte i zbrazët.
Osmani tha se tashmë hetimet kanë nisur hetimet në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.