Historia prekëse që nuk dihej për renë e Shkurtes!
Ahengu i familjes Behluli ishte top temë në fundjavë.
Martesa e djalit të këngëtares Shkurte Fejza zgjoi shumë interes dhe u përcoll në rrjete sociale e në media.Në një intervistë për Prive pas dasmës, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, Hajrushi, foli më shumë për raportin me nusen e djalit.
Ai tregoi se ai e sheh si vajzë të tij, duke e konsideruar raportin me Erzën si prindër-vajzë.
Hajrushi mes tjerash, duke folur për edukatën e lartë dhe qëtësinë e Erzës, ndau një tjetër detaj të panjohur më parë.
Ai zbuloi anën prekëse dhe emocionale kur foli për familjen e Erzës, e cila është në mesin e shumë familjeve shqiptare të prekura gjatë luftës nga krimet serbe.
Në moshë të vogël, gjatë luftës, Erza ka humbur babain nga forcat serbe.
Intervistën dhe të gjitha detajet nga dasma vijnë të plota në vijim: