Arrestohen burrë e grua në Gjakovë, u rrahen mes vete

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Gjakovë, ku një burrë dhe një grua janë  arrestuar pasi që janë rrahur mes vete.  Dy personat e përfshirë në këtë rrahje, kanë refuzuar trajtim mjekësor.

“Gjakovë / 23.10.2024 – 19:00. Lidhur me rastin e lartcekur janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një femër kosovare pasi dyshohet se ishin rrahur mes vete. Të njëjtit kanë refuzuar trajtimin mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë

Lexo edhe:  Policia e Kosovës arreston një serb të dyshuar për sulm ndaj gazetarëve