Përleshje mes 13 personave para një diskoteke në Prishtinë, përdoret edhe arma e plagoset një person

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

Përpos përleshjes fizike në këtë rast është përdorur edhe arma e zjarrit. Si shkak një person ka mbetur i plagosur.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se rreth orës 01:20 janë informuar për rastin dhe pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë policia të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit, kurse tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorur mjete të forta”,tha ajo.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë ndërmarrë veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Deri tani nga ana e policisë janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në mbajtje 13 persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë.

Ndryshe rasti kishte ndodhur para hyrjes së një diskoteke të njohur në kryeqytet

Lexo edhe:  Shtyhet gjobitja për shoferët me targa serbe, Policia del me një njoftim