Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me mjegull. Dita stabile dhe e ngrohtë, me temperatura maksimale rreth 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell e në disa zona priten vranësira të shtresave të larta atmosferike. Do të jetë ngrohtë sidomos mesdita me temperatura maksimale nga 20 deri në 27 gradë Celsius.

Nga e Mërkura na pret mot pothuajse i ngjashëm me diell dhe me stabilitet anticiklonik si dhe me temperatura të larta për këtë periudhë kohore. Mëngjeset do të jenë të ftohta dhe vende-vende me mjegull../MeteoBallkan

Lexo edhe:  I arrestuari për fajde, Policia publikon pamjet e aksionit të sotëm nga Njësia Speciale Intervenuese