Grabitet një pompë në Drenas, hajni u fut me një mjet dhe mori paratë

Një pompë derivatesh është grabitur nën kërcënimin e një mjeti të fortë në Korroticë të Epërme në Drenas, raporton Sinjali.

Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e një mjeti të fortë, është futur me dhunë në pompën e derivateve ‘VEDA’ dhe ka grabitur pazarin ditor, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Bëhet e ditur se i dyshuari ka grabitur para dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Rasti është iniciuar për veprën “Grabitje”.

Lexo edhe:  Çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme