Mozzik i kthehet pak zanatit të vjetër, e kap ‘hilltin’ e nis punën: Respekt për punëtorët që punojnë për 10 euro në ditë

Reperi Gramoz Aliu apo i njohur si “Mozzik”, ka bërë një postim interesant në rrjetin social Facebook, shkruan Periskopi.

Mozzik ka publikuar një fotografi me rroba pune, duke kujtuar kohën kur nuk ka qenë këngëtar dhe ka punuar si punëtor ndërtimi me babain e tij.

Nostalgji e kohës kur isha jo në muzikë por në shtëpi kohën kur jetonim me vëllaun e me prindër. Cilën do punë që bënte Baba e bënim edhe ne, pikë të dobët e kam pasë “hilltin”.”- ka shkruar ai.

Tutje ai u shpreh se ka respekt për punëtorët që punojnë për 10 euro në ditë, pasi që në kohën kur ai ka qenë duke punuar dita ishte 7 euro./Periskopi

Postimi i plotë:

Nostalgji e kohës kur isha jo në muzikë por në shtëpi kohën kur jetonim me vëllaun e me prindër. Cilën do punë që bënte Baba e bënim edhe ne, pikë të dobët e kam pasë “hilltin”.
Prandaj sot natyrshëm gëzoj respekt maksimal për secilin punëtor që punon për 10 euro deri 25 euro në ditë (në kohën kur kemi punuar ne ka qenë 7 euro dita).
Vendosa me i thy pllakat vet. 🫨

Lexo edhe:  Polici në Skenderaj kërcënohet nga një shofer pasi e dënoi për shkelje në trafik, mësoni si reagoi ai